Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 24.12.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 24-Dhjetor-2025

Kohëzgjatja: 00:30:04

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Banorët e lagjes Serovë protestojnë pasi prej katër ditësh janë pa energji elektrike. Ata shprehen se paguajnë rregullisht faturat dhe kërkojnë nga EVN zgjidhje të menjëhershme, duke paralajmëruar vijimin e protestave. Nga EVN bëjnë të ditur se defekti ka ardhur si pasojë e vjedhjeve të energjisë dhe pengimit të ekipeve për rikonstruksionin e rrjetit dhe zhvendosjen e orëmatësve.

Kuvendi emëroi Bekim Salin ministër për Çështje Evropiane dhe Muhamet Hoxhën ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa paraprakisht shkarkoi Orhan Murtezanin nga funksioni i tij. Debati parlamentar u shoqërua me kritika nga opozita.

Maqedonia e Veriut mbetet vendi me çmimet më të ulëta të ushqimit në Europë, sipas të dhënave të Eurostatit, ndërsa rritjet vërehen vetëm te produktet e lidhura me bursat botërore., thotë Ministri i Ekonomisë Besart Durmishi. Ai paralajmëroi rritje të pagës minimale në muajin mars.

Qeveria miratoi ndarjen e fondeve për blerjen e 100 ambulancave të reja, me vlerë rreth 7.5 milionë euro, të cilat do të shpërndahen në institucionet publike shëndetësore në vend, me qëllim përmirësimin e shërbimeve emergjente dhe përmbushjen e nevojave të pacientëve. U mor vendim edhe për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të parkingut në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.