Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 22.02.2023

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 22-Janar-2023

Kohëzgjatja: 00:31:00

Kanali: DITARI

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u bën thirrje të gjitha partive politike për më shumë unitet, më shumë komunikim e bashkëpunim për të mbështetur ndryshimet kushtetuese sepse tani është momenti për frontin “Bashkë për në Europë”, ndërsa Kryetari i ASH-së Arben Taravari ka pohuar se duhet të analizohet ftesa e Ahmeti. Edhe analistët vlerësojnë se Qeveria duhet ta bind opozitën maqedonase ti mbështesë ndryshimet kushtetuese sepse janë për të mirën e qytetarëve dhe shtetit e jo benefit partiak.

Në vend është regjistruar rasti i parë i një personi të sëmurë nga nënvarianti “kraken”. Është zbuluar te një pacient nga Gjevgjelia, ekzemplari i të cilit është marrë më 11 janarë. “Kraken” më lehtë përhapet se llojet tjera të virusit, por me simptoma më të lehta, thonë mjekët.

Në Shkup sot më lehtë merrej frymë për shkak të ajrit të pastër andaj qytetarët kishin dalur të shfrytëzojnë kohën e mirë, edhe pse thonë se janë mësuar që gjatë sezonit dimërorë të thithin ajër të ndotur.Analizat e ambientalistëve, tregojnë se në muajin dhjetor ka pasur ndotje të madhe të ajrit dhe se masat afatshkurtëra nuk e zgjidhën problemin por planet afatgjate.

Në komunën e Haraçinës vihet në funksion Ndërmarrja Komunale Publike e cila do të bëj grumbullimin e mbeturinave, mirëmbajë sipërfaqet publike dhe menaxhojë rrjetin e ujësjellësit. Kryetari i kësaj komune Ridvan Ibraimi, thotë se pas shumë viteve, po zgjedhet një problem i kahmotshëm i Komunës dhe i banorëve të saj.