Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 07.05.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 7-Maj-2025

Kohëzgjatja: 00:45:34

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Vazhdojnë tensionet politike në vend pas takimeve të fundit mes kryeministrit, Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it. Këta të fundit kërkojnë largimin e Arben Taravarit nga Qeveria, duke e akuzuar për dyfytyrësi dhe hipokrizi. Taravari ka reaguar duke ironizuar akuzat dhe duke thënë se "s’ja vlen". Këto kalkulime politike nuk janë në shërbim të qytetarëve, thonë analistët.

Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, priti sot me nderime të larta shtetërore presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, në kuadër të një vizite zyrtare. Takimi nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore mes dy vendeve, si dhe mbështetjen e fortë të Kroacisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Numri i të rinjve nën moshën 40 vjeç që preken nga sulmet në zemër është në rritje shqetësuese. Mjekët theksojnë se stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik janë faktorët kryesorë. Ata apelojnë për kontrolle të rregullta dhe ndërgjegjësim më të madh për mënyrën e jetesës.

Ministria e Energjetikës, AD “Nomagas” dhe kompania vendore “Rapid Build” nënshkruan kontratën për ndërtimin e interkonektorit të gazsjellësit me Greqinë, një projekt strategjik që rrit sigurinë energjetike dhe diversifikon burimet e furnizimit me gaz natyror.