Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 6-Maj-2025
Kohëzgjatja: 00:28:26
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Një nga lidererët e Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar pas takimit mes kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kreut të ASH-së, Arben Taravari. Ai i ka bërë me dije Kryeministrit Mickovski se me Taravarin nuk ka më hapësir për të biseduar, sepse sipas Mexhitit kreu i ASH- së Arben Taravari ka shkelur besën dhe fjalën e dhënë, Ndërsa nga Fronti Europian thonë se pjesmarrja e Koalicioni VLEN në Qeveri, është e turpshme dhe nënçmuese.
Maqedonia e Veriut për here të parw merr kryesimin e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR). Ministri për çështje Evropiane, Orhan Murtezani, thotë se marrja e presidencës nuk është thjesht një ceremoni formale, por vazhdim i përpjekjeve të përbashkëta për një të ardhme evropiane, të ndërtuar mbi vlera dhe bashkëpunim rajonal.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se po përpiqemi të zvogëlojmë numrin e largimit të studentëve jashtë vendit pas përfundimit të studimeve. Ajo njoftoi se po përgatitet një ligj i ri për arsimin e lartë, programe moderne studimi me qëllim që studentët të mbeten në vendin tonë.
Kryetari i LDK-së Luimir Abdixhiku refuzon ftesën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për koalicion mes dy partive. Ai propozon qeveri të tranzicionit e cila duhet të udhëhiqet nga një kryeministër i pranueshëm për të gjithe.