Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 23.01.2023

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 23-Janar-2023

Kohëzgjatja: 00:26:41

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Nga dy vite burg për 6 të akuzuarit për parregullsitë zgjedhore në vitin 2013. Meqë parashkrimi i veprës skadon nëse Apeli nuk merr vendim deri në prill, prokuroria vendsi të mos e ankimojë. Por mbrojtja do të ankohet, madje është e bindur se Apeli sërish do të vendosë në favor të të akuzuarve.

Nga ne varet nëse do hapim kapitujt, duke përmbushur kushtin për ndryshime kushtetuese, apo do nisim një tjetër bllokadë kësaj radhe nga ne vetë , deklaroi zëvendës kryeministri Mariçiq. Presidenti pendarovski thotë se synimin e qartë europian të RMV-së, se shuajnë dot acionalistë të caktuar nga të dy shtete. Pushteti fton opozitën të reflektojë, opozita e prerë kundër ndryshimeve kushtetuese .

Edhe në këtë gjysmëvjetor, nxënësit ende presin librat , e derisa MASH të përmbushë premtimin, do vazhdojnë të mësojnë nga materialet e fotokopjuara. Prindërit i druhen gripit sezonal, por edhe nënvariantit të ri të omikronit. Thonë se do ishte mirë që shkolla të mos kishte filuar edhe për dy javë.

Rikthehen tensionet në veri të Kosovës. Një automjet i forcave të rendit është përplasur qëllimisht nga një automjet serb në Leposaviç, që nuk respektoi urdhrin për të ndaluar. Një serb mbeti i plagosur. Çështja e Kosovës mund t’i kushtojë postin presidentit serb . Aleatët e ngushtë të partisë së tij këmmbëngulin të refuzohen negociatat me ndërkombëtarët.