Ditari 1 në TVM2....
Shikime: ...
Date: 24-Janar-2023
Kohëzgjatja: 00:25:58
Kanali: DITARI 1
TOP LAJMET
Pas takimit të djeshëm të partnerëve të koalicionit, nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me konsolidimin e mazhorancës qeveritare, nëse do të ketë mbështetje për hyrjen e Aleancës së Shqiptarëve në strukturat qeveritare. E teksa po bëhen kalkulimet, një pjesë e partive më të vogla kanë shprehur kërkesat e veta për të përkrahur hyrjen e ASH-së në Qeveri. Opozita VMRO-DPMNE thotë se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugëdalje nga situata politike.
Ambasadorja amerikane Angela Price Aggeler, sot nga Gostivari bëri me dije se ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejtë që shteti të ecë përpara.
A do të prishë incidenti në Ohër marrëdhëniet diplomatike midis Shkupit dhe Sofjes? Reagimet nuk zbuten. Kuvendi bullgar hoqi nga rendi i ditës pikën për të cilën duhej të referohej shefi i diplomacisë bullgare Milkov ndërsa kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi se nuk ka ndërmend të thërrasë seancë për të diskutuar për marrëdhëniet me Bullgarinë.
Familjarët e viktimave në Llaskarcë kërkojnë aktvendim sa më të shpejtë nga Gjykata. Ata thonë se superekspertiza që e kanë pritur më shumë se një vit dhe fakti që sot nuk janë paraqitur ekspertët, sërish krijon dyshimin se ky proces gjyqësor nuk po shkon në drejtim që e vërteta dhe drejtësia të dalin në dritë. Edhe në gjykatën e Strugës nisi gjykimi i gruas nga Dibra e cila pas lindjes mbeti pa tre organe gjatë një operacioni cezarian në spitalin e Strugës.