Ditari 1 në TVM2....
Shikime: ...
Date: 27-Janar-2023
Kohëzgjatja: 00:24:56
Kanali: DITARI 1
TOP LAJMET
Aleanca për Shqiptarët në mbledhjen e kryesinë në Tetovë ka biseduar për zhvillimet politike, mes të cilëve edhe formimin e grupin negociator për hyrjen e mundshme në qeveri. Ky grup do të jetë i autorizuar të zhvillojë takime me partitë në koalicionin qeveritar gjatë periudhës së mundshme për të matur pulsin e tyre për zgjerimin eventual të shumicës.
Reagimet dhe qëndrimet nuk zbehen pas ashpërsimit të marrëdhënieve Shkup-Sofje. Bullgaria do të kërkojë zyrtarisht t'u sigurojë njerëzve qasje në kremtimin e Goce Dellçevit më 4 shkurt. MPJ e Maqedonisë i ka dërguar letër Parlamentit Evropian për të dënuar deklaratat e eurodeputetit Xhambaski. Çdo sulm ndaj identitetit maqedonas do ta komplikojë situatën në vend, vlerëson shefi i shtetit Pendarovski. Me reagime edhe VMRO – DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët.
Nga 100 deri në 130 fëmijë kontrollohen nga mjekët në Institutin për sëmundje të mushkërive – “Kozle”, në 24 orë. Janë shtruar 40 fëmijë dhe shumica e të infektuarve janë foshnja dhe fëmijë që shkojnë në kopsht. Temperatura e lartë, vështirësi në frymëmarrje, kollë rraskapitëse janë simptomet e gripit sezonal dhe virusit sincicial.
Nxënëset e medreses Isa Beu në Tetovë, kërkojnë që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend. Ata thonë se zgjidhja për problemin e tyre zvarritet për vite me radhë.