Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari Qendror - 22.11.2026

Ditari Qendror në TVM2...

Shikime: ...

Date: 22-Nëntor-2026

Kohëzgjatja: 00:39:38

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë shënojnë sot Ditën e Alfabetit shqip, i cili u përpilua në Kongresin e Manastirit në vitin 1908. Në Manastir kanë qëndruar sot qytetarë të shumtë por edhe zyrtarë shtetërorë, përfshirë kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, zëvendës kryemisnitrin Bekim Sali dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa në koncertin që do të mbahet sonte në Manastir pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në pikën kufitare Qafë Thanë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria sot zyrtarisht lëshuan në përdorim sistemin e konrollit të përbashkët kufitar, i njohur si “One stop shop”. Kryeministrat e dy vendeve me këtë rast theksuan se me vendosjen e sistemit të një kontrolli, lehtësohet kalimi i kufirit për qytetarët, ndërsa kjo pritet të ketë ndikim edhe për zhvillimin e turizmit.

Rrjeti i ujësjellësit në Qytetin e Tetovës është i vjetruar. Kjo ndikon që numri i defekteve të jetë i madh thonë nga ndërmajrrja publike komunale „Sharri”. Nga kjo kompani thonë se në tre muajt e fundit kanë qenë të detyruar ti sanojnë 200 defekte. Paralelisht me sanimin e defekteve, bëhet edhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit, të kanalizimit fekal dhe atmosferik, thot drejtori i kësaj ndërmarrjeje Valon Zeqiri.

Esnafi i Çarshisë së Shkupit kërkon më shumë investime në Çarshinë e vjetër. Ata ankohen sidomos për mungesë të parkingjeve dhe kalldërmet e dëmtuara. Ndërkohë nga komuna e Çairit paralajmërojnë se punimet për parkingjet nëntokësore do të nisin në vitin 2027.