Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari Qendror - 21.11.2026

Ditari Qendror në TVM2...

Shikime: ...

Date: 21-Nëntor-2026

Kohëzgjatja: 00:39:33

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Prej disa ditësh në vend po mbahen aktivitete të shumta për festat e nëntorit, nën organizimin e të cilave janë përfshirë institucionet dhe shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 nëntorit Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, në Qendrën Informative Kulturore u ndanë mirënjohje për veteranët e arsimit shqip. Ndërsa pjesë e aktiviteteve ishte edhe Akademi solemne në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Aktivitetet do të kulmojnë në ditën e alfabetit, me aktivitete në Qytetin e Manastir.

Komisioni Rregullatorë i Energjetikës, paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 2 deri në 3 për qind, si dhe të ngrohjes qendrore për 6 deri në 8 për qind. Qeveria është e angazhuar që të mos lejojë rritjen drastike të çmimeve të energjenseve, ka deklaruar kryeminsitri Hristijan Mickoski. Ndërsa kreu social demokrat Venko Filipçe, ka deklaruar se me shtrenjtimin e energjisë do të shtrenjtohen të gjitha produktet tjera.

Rastet e dhunës me bazë gjinore vazhdojnë të jenë shqetësuese. Rasti i fundit është ai i dhunimit nga partneri i 21-vjeçares nga Manastiri dhe ai i 17-vjeçares në Bogdancë, e cila u gjet e vdekur më 3 nëntor, pasi paraprakisht kishte raportuar dhunën dhe kërcënimet nga partneri. Avokati Tome Ivçeski thotë se edhe kur grate e denoncojnë dhunën, problem kryesorë mbetet te mënyra se sa efikasë janë në reagimin e tyre institucionet, respektivisht personat përgjegjës.

Me fillimin e sezonit të gripit, vërehet rritje e numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjeksore. Mjeku Sedat Lumani apelon te qystetarët që të vaksionohen si masë preventive për mbrojtje nga gripi. Deri më tani janë vaksinuar mbi 25 mijë persona, kryesisht nga kategoritë e rrezikuara, ndërsa interesim për tu vaksinuar kanë shprehur 77 mijë qytetarë të vendit.