Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari Qendror - 20.11.2026

Ditari Qendror në TVM2...

Shikime: ...

Date: 20-Nëntor-2026

Kohëzgjatja: 00:34:13

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Shporta mesatare e konsumatorit në muajin tetor ka shënuar rritje prej 1,6 për qind krahasuar me shtatorin. Sipas Ministrit Durmishi, shtrenjtimi është vërejtur kryesisht te ushqimet, pemët dhe perimet sezonale. Ai paralajmëroi gjoba deri në 200 mijë euro për shkeljet e praktikave të padrejta tregtare, ndërsa për vitin e ardhshëm pret rritje të pagës minimale prej 7 deri në 8 për qind.

MPB paralajmëron për aktivitetin e grupit të dhunshëm online „764“. Grupi synon fëmijët dhe të rinjtë përmes rrjeteve sociale dhe lojërave online, duke përdorur manipulime, kërcënime dhe shantazhe për t’i detyruar të kryejnë veprime të rrezikshme. Në rast të dyshimeve për përfshirje në aktivitete të tilla, qytetarët ftohen të njoftojnë menjëherë policinë.

Sot shënohet Dita Botërore e Fëmijëve. Përfaqësues të institucioneve dhe UNICEF-it theksuan rëndësinë e investimit në fëmijërinë e hershme, arsimin cilësor dhe krijimin e mundësive të barabarta për çdo fëmijë, duke bërë thirrje për përgjegjësi të përbashkët të institucioneve, kompanive dhe shoqërisë.

Në kuadër të manifestimit “Java e Shkronjave 2026”, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në Manastir u mbajt tryezë shkencore me temë “Bedri Pejani dhe Kongresi i Dytë i Manastirit. Ndërkohë Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në bashkëpunim me institucione të tjera, ka organizuar një sërë aktivitetesh në Shkup dhe Manastir për nder të Ditës së Alfabetit Shqip.