
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 8-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:32:29
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Pas një nate të mbushur me frikë, dhe shqetësim në mbarë botën, SHBA dhe Irani arritën armëpushim dyjavor pas ndërmjetësimit të Pakistanit, duke hapur Ngushticën e Hormuzit dhe pezulluar sulmet. Reagimet ndërkombëtare kanë qenë të menjëhershme.
Pushteti dhe opozita janë të ndarë për propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Kryeministri Mickoski e sheh si garanci për përfaqësim dhe cilësi, VLEN e quan historik, ndërsa opozita shqiptare e kundërshton si diskriminues dhe hap prapa për të drejtat e shqiptarëve.
Në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup ka shpërthyer një zjarr i vogël gjatë pushimit të madh në një nga banjot e godinës. Zjarri u fik shpejt nga stafi, nuk ka të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale të vogla. Nxënësit përgjegjës do të përballen me masa disiplinore.
Në Maqedoninë e Veriut po rritet numri i të moshuarve dhe po bie ai i të rinjve, duke kërcënuar qëndrueshmërinë e sistemit pensional dhe social. Kryerevizori Maksim Acevski paralajmëron mungesë kapacitetesh dhe shërbimesh për kujdes ndaj të moshuarve dhe kërkon reforma urgjente për shkak të rritjes së pensionistëve dhe zvogëlimit të kontribuuesve.