
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 28-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:33:50
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Ligji për përfaqësim të drejtë është një hap drejt plotësimit real të të drejtave të shqptarëve dhe të gjitha bashkësive tjera në vend, vlerëson numri dy i qeverisë Bekim Sali. Ai njëherit theksoi se po punohet edhe në zgjidhjen e kërkesës së studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës. Kjo çështje po ndiqet me vëmendje edhe nga euro ambasadori Rokas. Ata njëherit kanë komentuar edhe deklaratën e eurokomesares për zgjerim Marta Kos dhe raportuesit për Maqedoninë në Tomas Vaic lidhur em reformat në vend.
VMRO-DPMNE dhe kryeministri Mickoski nuk heqin dorë nga shfuqizimi i qeverisë teknike, por këtë e kundërshton LSDM-ja opozitare. Kreu i kësaj partie Venko Filipçe, ka paralajmëruar tërheqjen nga grupi punues për Kodin Zgjedhorë. Nga Lëvizja “E Di”, e cila është pjesë e qeverisë, e akuzojnë LSDM-në për skenar bllokues.
Këtë vit do të nisë ndërtimi i deponisë rajonale në Rusino, paralajmëron nga Tetova ministri i ambientit, Muhamet Hoxha. Ndërsa kreu i Tetovës Billall Kasami, ka paralajmëruar themelimin e një sektori të veçantë për mjedisin jetësor dhe energjinë.
SHBA-të refuzuan ofertën e fundit nga Irani, e cila përfshin një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për t’i dhënë fund luftës, ndërsa i shtyn negociatat bërthamore për një fazë të mëvonshme. Për sigurinë dhe mbrojtjen e rrugëve ujore, përfshi ngushticën e Hormuzit ka diskutuar edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.