
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 19-Maj-2026
Kohëzgjatja: 00:31:51
Kanali: DITARI
Me mbajtjen e Forumit të 11-të të Iniciativës Adriatiko-Joniane në Shkup, Maqedonia e Veriut përmbylli kryesimin 2025–2026. Ministri Timço Mucunski dhe zëvendëskryeministri Bekim Sali nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Sekretari i EUSAIR, Giovanni Castellaneta, tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet jashtë BE-së.
Ndërkohë rruga evropiane e vendit ka përplasur pushtetin dhe opozitën. Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë thirrje për unitet rreth interesave shtetërore, duke theksuar se vendi nuk duhet të bëhet objekt “lëshimesh dhe poshtërimesh”. Nga ana tjetër, kryetari i LSDM, Venko Filipçe, refuzoi ofertën për bashkëpunim, duke akuzuar qeverinë për bllokim të procesit të integrimit në BE.
VLEN është angazhuar për zgjidhje institucionale që provimi i jurisprudencës dhe provimet profesionale të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe, si avancim i të drejtave të studentëve. Ndërkohë, BDI ka reaguar për ndalimin e studentëve nga Shqipëria në kufi, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Shkup e ka cilësuar rastin si çështje që prek parimet demokratike dhe vlerat evropiane.
Debati në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet u tensionua gjatë shqyrtimit të huamarrjes prej 260 milionë euro nga banka të huaja tregtare. Opozita kundërshtoi procedurën e përshpejtuar të miratimit ndërsa sipas pushtetit huamarrja është brenda kornizave fiskale dhe me kushte të qarta shlyerjeje.