
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 24-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:30:52
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Gostivari vazhdon procesin e pastrimit të ujit përmes hiperklorimit, ndërsa pritet që ai të jetë i sigurt për konsum deri në fund të javës së ardhshme. Deri atëherë, qytetarët furnizohen me ujë teknik dhe ujë të pijshëm nga institucionet dhe cisternat. Numri i të prekurve nga uji i ndotur po shënon rënie.
Çështja e ujit të ndotur në Gostivar ka nxitur sërish përplasje të reja politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, me akuza të ndërsjella për përgjegjësinë ndaj situatës. Qeveria thotë se po ndërmerr masa për zgjidhjen e problemit, ndërsa opozita akuzon institucionet për dështim në mbrojtjen e shëndetit publik.
Pas stuhisë në Kumanovë, ekipet vazhdojnë sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Nga rreth 400 defekte në rrjet, 342 janë riparuar, ndërsa vazhdon pastrimi i terrenit. Qytetarët janë të ftuar të raportojnë rreziqet për të shmangur incidente të reja.
Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, ka deklaruar se bisedimet me Bullgarinë vazhdojnë dhe se ka sinjale pozitive për tejkalimin e ngërçit por jo diçka konkrete. Sipas tij se nuk do të ketë lëshime për çështjet e identitetit dhe historisë maqedonase.