
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 27-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:27:04
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur rritjen e çmimeve të derivateve të naftës. Kryetari i Komisionit Rregullatorë të Energjetikës, Aco Ristov, paralajmëroi edhe rritje të mundshme prej 5,96 për qind edhe të çmimit të ngrohjes qendrore.
Pas dy javësh, në Gostivar është rikthyer furnizimi me ujë, por ai vazhdon të përdoret vetëm për nevoja teknike dhe jo për pirje apo gatim. Rreth 4.000 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa autoritetet presin që brenda javës uji të shpallet i sigurt për konsum.
Ribalanci i buxhetit ka përplasur pushtetin dhe opozitën në Kuvend. Qeveria thotë se synon rritjen e investimeve dhe mbështetjen e sektorëve prioritarë, ndërsa opozita akuzon se ai rrit deficitin dhe huamarrjen pa garantuar zhvillim ekonomik.
Në Shkup u zhvillua aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në përkujtim të tërmetit të vitit 1963. Dhurues nga mbarë vendi iu përgjigjën thirrjes për solidaritet, ndërsa gjatë verës, kur rezervat ulen, nevojat e sistemit shëndetësor arrijnë rreth 150 njësi gjaku në ditë.