
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 10-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:32:33
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë Së Veriut ka kërkuar informacione nga ambasada e Shqipërisë në Shkup, lidhur em ndalimin e hyrjes në Shqipëri të deputetëve Bekim Qoku dhe Adnan Azizi si dhe zëvendës sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Hasim Murtezani. Ndërkohë njëri nga dy bashkëkryetarët e VLEN Bilall Kasami ka lëshaur kritika në adresë të BDI-së për keqinformim të institucioneve në Shqipëri.
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka reaguar ndaj propozimit të BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke e quajtur apsurde listën e propozuar nga BDI. Në atë listë janë të gjitha emrat që tanimë janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, prandaj nëse votohet ajo listë Këshilli Komunal rrezikon të shkojë në rizgjedhje thotë Kasami.
Në Komisionin Parlamentar për Financim dhe Buxhet ka vazhduar shqyrtimi I amandamenteve rreth ribalancit të buxhetit. Me këtë rast janë refuzuar amandamentet e grupit parlamentarë të BDI-së që kishin të bënin me ndërtimin e telferikut në malësine e Tëtovës, Stadiumin në Tetovë, ujësjellësin në Komunën e Çashkës, mjetë për sanimin dhe rikonstruimin e urës së Molluriçanit që lidhet me qytetin e Dibrës. Kanë reaguar nga shumica parlamentare, kanë thënë se BDI kujdeset për komunat dhe zhvillimin e tyre vetëm kur është në opozitë.
Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të mbeten të larta, pasi SHBA-të dhe Irani kanë vazhduar sulmet. Ndërkohpë presidenti amerikan Trump dhe kryeministri izraelit Netanyahu, kanë realizuar një bisedë telefonike dhe janë dakorduar që vendet e tyre do të vazhdojnë të koordinohen në fusha të ndryshme.