Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.08.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 14-Gusht-2026

Kohëzgjatja: 00:30:21

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Uji në Gostivar prej sot është i pijshëm, bëjnë të ditur nga Agjencia për ushqim dhe Veterinari, dhe shtabi i krizës. Sipas tyre heqja e ndalesës për pirjen e ujit bazuar në analizat e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ujësjellësi në Shkup.

Zjarri ka kapluar qendrën Turistike Greke Halkidiki, ku janë evakuuar të paktën 480 turistë, përfshirë edhe disa turistë nga Maqedonia e Veriut. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e vendit njoftojnë se pesë familje nga Maqedonia kanë kërkuar evakuim nga zonat e prekura nga zjarri në Greqi.

Maturantët të cilët për arsye të ndryshme nuk e kishin dhënë provimin e Maturës Shtetërore në afatin e parë, një gjë të tillë patën mundësi që ta bëjnë sot. Nëse nuk e kalojnë provimin as në afatin e dytë, mundësinë e rradhës do ta kenë vitin e ardhëshëm. Ndërsa në të gjitha universitetet janë ulur për 2.000 kuotat për regjistrimin e studentëve, bën të ditur minsitreja Vesna Janevska.

Pas PDK-së dhe Aleancës edhe LDK zgjedh të mbetet në opozitë, por për të mos i bllokuar institucionet shprehet e gatshme të votojë për president jo partiak. Ndërkohë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u ka shkruar krerëve të partive opozitare për tu takuar që të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit, që ti jepet fund ngërçit institucional.