Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 07.10.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 7-Tetor-2026

Kohëzgjatja: 00:40:31

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Pas një ngërçi të gjatë politik, Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, pasi Kuvendi zgjodhi me 81 vota Justina Shiroka-Pula presidente të Republikës. Para votimit, deputetët miratuan edhe ndryshimet në Ligjin për dhomat e specializuara në Hagë. Miratimi u mirëprit nga shoqatat e dala nga lufta dhe protestuesit në Prishtinë.

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pula, presidente e Kosovës u përshëndet nga liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Ata e vlerësuan zgjedhjen si hap drejt stabilitetit politik dhe tejkalimit të krizës institucionale në Kosovë.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të zhvillojnë nesër takim dypalësh në Sofje, me fokus marrëdhëniet fqinjësore dhe integrimin në BE. Mickoski tha se dialogu është rruga drejt përparimit, LSDM-ja e kundërshtoi takimin ndërsa Aleanca për Shqiptarët kërkoi plan konkret për zhbllokimin e integrimit.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi iniciativën e deputetit Skender Rexhepi për rregulloren e dokumentacionit pedagogjik në shkollat e mesme. Rexhepi e kontestoi atë për shkak se ishte publikuar vetëm në gjuhën maqedonase, duke pretenduar shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.