
Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepin dhe Belinda Koka Ademin
Shikime: ...
Date: 8-Tetor-2026
Kohëzgjatja: 00:39:26
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Buxheti është likuid dhe ka para për paga dhe pensione. Ministrja e financave sqaron se ribalanci i dytë është reagim ndaj kushteve të ndryshueshme ekonomike. Opozita pretendon të kundërtën.
Zgjidhet pjesërisht transporti publik për në Universitetin Nëna Terezë. Dy linjat e autobusëve, 17/1 dhe 17/2, do të qarkullojnë në drejtim të kampusit. Njëra linjë kalon nga hoteli Aleksandër Pallas deri te Kalaja, ndërsa tjetra kalon përballë Universitetit “Qirili dhe Metodi”.
Rreth 7 mijë pacientë janë në trajtim aktiv në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa vetëm vitin e kaluar rreth 1 mijë gra u diagnostikuan me kancer të gjirit. Pacientët ankohen se për PET-skanim pritet nga katër deri në pesë muaj, ndërsa për marrjen e terapisë pritet nga mëngjesi në darkë.
Takimi Mucunksi – Çamova përfundon pa ndonjë rezultat konkret lidhur me kontestet dypalëshe. Mosbesimi mes Shkupit dhe Sofjes mbetet reciprok ndërsa takimet pritet t’i shërbejnë dialogut. Për Brukselin zyrtar takimi është një hap i mbarë.