
Ditari Qendror në TVM2...
Shikime: ...
Date: 30-Tetor-2026
Kohëzgjatja: 00:35:39
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Propozimi i ri ligjor për provimin e jurisprudencës ishte në fokus të takimit rreth dyorësh mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të studentëve por u mbyll pa një përgjigje përfundimtare. Qeveria propozon që pjesa teorike të jepet në gjuhën e studimeve, ndërsa studentët kërkojnë që edhe pjesa praktike të mund të zhvillohet në shqip.
Mali i Zi ka riafirmuar mbështetjen për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Këtë e theksoi zv/kryeministri për Çështje të Jashtme dhe Evropiane i Malit të Zi, Filip Ivanoviq, gjatë vizitës zyrtare në Shkup.Ndërkohë dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, kandidatët Jotova dhe Gjurov, insistojnë në respektimin e kushteve të dakorduara dhe zbatimin e propozimit francez.
Kreu i bordit të rrjetit spitalor “Sante Plus”, Bilal Kara, është ndaluar nën dyshimin për pastrim parash që lidhet me keqpërdorime gjatë faturimit të operacioneve të syve. Spitali ka mohuar akuzat, teksa dëmi ndaj Fondit për Sigurim Shëndetësor vlerësohet në rreth 1.7 milionë euro.
Blloku i Benjamin Netanyahut ka humbur shumicën parlamentare në Izrael, duke siguruar 53 mandate, kundrejt 48 të opozitës dhe 19 të partive arabe. Pas rezultateve, Netanyahu akuzoi partitë arabe për “vjedhje” të zgjedhjeve.