Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 12.06.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 12-Qershor-2021

Kohëzgjatja: 00:33:12

Kanali: DITARI

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani nuk mund të thotë saktësisht se cili do të jetë rezultati i samitit të ardhshëm të BE, sepse ndryshimet me Bullgarinë mbeten. Potencoi se të gjitha bisedimet kanë të bëjnë me propozimin portugez, por është herët të rriten pritjet e qytetarëve kur nuk është e qartë nëse ekzekutivi bullgar ka një mandat politik mbi këtë çështje. Ekspertët vlerësojnë se nëse ndërkombëtarët duan ta zgjidhin, kontesti mes Shkupit dhe Sofjes, mund të zgjidhet.

Diplomacia ekonomike vazhdon me dërgimin e këshilltarëve nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë , në 4 qendra të reja botërore. Ata do të kenë si prioritet jo vetëm tërheqjen e investimeve të huaja, por edhe hapjen e tregjeve ndërkombëtare për kompanitë e vendit. Me 4 këshilltarët e rinj, numri i diplomatëve ekonomikë rritet në 8 dhe së shpejti pritet që një gjë e tillë të bëhet edhe me Sofjen .

UNSHM alarmon se disa shkolla po u kërkojnë nxënësve para për lëshimin e dëftesave. Kërkojnë që Inspektoriati Arsimor të marrë masa. MASH decide se shkollat nuk goxojnë të paguajnë tarifa për lëshimin e dëftesave, pasi arsimi fillor e i mesëm në vend , është falas.

Kosova feston fundin e gjenocidit serb. Kryeministri Albin Kurti, tha se duhet të paditet për gjenocid dhe Kosova kurrë nuk do ndalet së kërkuari drejtësi. OVL UÇK e cilëson drejtësinë ndërkombëtare si pseudo-drejtësi, që gjykon vetëm luftën e UÇK-së e kurrë krimet serbe. Edhe Gostivari pëkrujtoi veprimtarët që kontribuan për cështjen kompbëtarë pëfshi pavarësinë e Kosovës.