Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 6-Gusht-2024
Kohëzgjatja: 00:24:02
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Paralajmërimet e kryeministrit Mickoski se Fronti Evropian planifikon të destabilizojë vendin në vjeshtë kanë trazuar spektrin politik. LSDM kërkon nga Mickoski që informacionet t’i ndajë me Prokurorinë, nëdrsa Presidentja të thërrasë Këshillin e Sigurisë.
Ka vazhduar odiseada e punëtorëve në Ansamblin Shqiptar të cilëve nuk u është vazhduar kontrata. Drejtori i Ansamblit u është përgjigjur akuzave të punëtorëve me akuzën për instrumentalizim politik.
VLEN ka akuzuar zyrtarë të BDI-së për korrupsion në Lotarinë e Maqedonisë, në vlerë 10 milionë euro. Partneri shqiptar në qeveri kërkoi nga Prokuroi Publike që të hetojë për prokurim të pajisjeve të kazinove.
Mërgimtarët dhe të gjithë udhëtarët e tjerë që po hyjnë në vend përmes pikës kufitare në Tabanoc presin deri në një orë e gjysëm për të kaluar kufirin. Pritje deri në 45 minuta, edhe në pikat kufitare për hyrje në Greqi.