Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 6-Tetor-2024
Kohëzgjatja: 00:34:00
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
I jepet lamtumira e fundit foshnjës 14 muajshe që humbi jetën një ditë më parë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Ministri i shëndetësisë konfirmoi akuzat e prindërit se foshnja nuk është hospitalizuar në kohë dhe premtoi se do të ketë përgjegjësi.
19 vjeçari i qëlluar me armë zjarri, një ditë më parë, në Çair të Shkupit, është operuar dhe për momentin është në trajtim mjekësor. Para oficerëve të policisë ka shpjeguar se është qëlluar nga personi me iniciale B.B.. Partitë politike kanë shfrytëzuar rastin për kusuritje politike.
Rënie drastike e numrit të nxënësve në shkollat periferike por edhe nëpër qytete. Boshatisen klasat në shkollat e rrethit të Kërçovës dhe të Dibrës. Në 20 vitet e fundit në Shkollën Fillore Qëndrore “Rexhë Rushit Zajazi” numri i nxënësve ka rënë për 60%. S’është më mirë situate as në Dibër.
Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, i cili ofron shërbime mjekësore për rreth 200 mijë banorë, ka vetëm një mjek specialist. Raportohet se Instituti, sëpaku, ka nevojë për punësimin e 1 specialisti tjetër, 5 laborant dhe një administrator.