Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 23.11.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 23-Nëntor-2022

Kohëzgjatja: 00:34:02

Kanali: DITARI

Një vit nga tragjedia në Bullgari , familjarët e 45 viktimave ende presin përgjigje se cfarë vërtetë ndodhi. Prokuroria bullgare mbetet në qëndrimin se fajtor ishte shoferi, familjarët ende enden gjykatave në kërkim të epilogut përfundimtar për tragjedinë.

Reshjet e dendura të shiut mbrëmë shkaktuan përmbytje në Tetovë. Banorët thonë se kanalizimi joadekuat e urbanizimi pa kritere, janë vetëm një nga arsyet e vërshimeve të shpeshta. Nga NPK Tetovë thonë se intervenojnë sa munden.

Drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski, në seancë të mbyllur qeveritare jep llogari se si u lejua dhënia e shtetësisë oligarkut rus Onishchenko. Ky nuk është rasti i vetëm kontravers përkujton avokati i popullit Naser Zyberi. Sipas tij, shumë qytetarë të lindur këtu ende konsiderohen të rrezikshëm për shtetin teksa ASK jep mendime pozitive për kriminelët e kërkuar apo personat me të kaluara të dyshimta

5.3 miliard euro peshon pr/ buxheti 2023, historikisht më i larti i vendit, përmes të cilit synohet ballafaqimi me krizën energjetike dhe inflacionin, rritje të rrogave pensioneve dhe investimeve kapitale. Deputetët me debate të nxehta.