Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 12-Shkurt-2025
Kohëzgjatja: 00:33:23
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Gjykata Kushtetuese ka inicuar procedurë për Ligjin e kontestuar për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal nga viti 2023.Shumica e antarëve të gjykatës vlersojnë se një ligj i tillë është i dëmshëm për sistemin juridik në vend.
Këshilli i Prokurorëve Publik ka nisur procedurën për shkarkimin e prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski. Lidhur me vendimin për emërimin e udhëheqësit të Prokurorisë së Lartë të Shkupit, thonë se procedura është ndjekur.Ndërkohë anëtarët e Këshillit Gjyqësor për të cilët është ngritur interpelancë në Kuvend kanë deklaruar se do të deklarohen me shkrim brenda afatit ligjor.
Qeveria me llogaridhënie ndaj opozitës parlamentare në sferën e përfaqësimit institucional të shqiptarëve, ekonomisë dhe shëndetësisë. Nga Fronti Europian thonë se qeveria nuk po ofron asnjë alternativë me heqjen e balancuesit.Por Arben Fetai zëvendës kryeministër për qeverisje të mirë, akuzoi ish-pushtetin për institucionet me zero shqiptarë, si dhe abuzimet në kurriz të shqiptarëve.
Në Gjkykata e Posaçme në Tiranë ka nisur seanca për masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka intensifikuar sulmet ndaj SPAK-ut që sipas tij se po i bën Veliajt gjyq pa prova dhe gjyqtarin se është njeri i Berishës.