Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 03.05.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 3-Maj-2025

Kohëzgjatja: 00:28:35

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Fillimi i ndërtimit të autostradës Tetovë–Gostivar me gjatësi prej 17.5 kilometrash dhe kosto prej 90 milion eurosh. Në vendosjen e gurëthemelit Minsitri i Trasnportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, paralajmëroi se së shpejti do të filloj të punohet edhe në koridoret 8 dhe 10 në gjatësi prej 65 kilometrash. Numri dy i Qeverisë, Izet Mexhiti, me këtë rast ka deklaruar se Koridori 8 është një arterie evropiane që e lidh zemrën e Ballkanit.

Lidhja e sindikatave kërkon rritjen e pages minimale në 500 euro, por kjo kërkesë e saj pritet të negociohet me Qeverinë dhe Odat ekonomike. Aktualisht nuk po zhvillohet dialogu social, pasi Qeveria vlerëson se nuk ka sindikatë reprezentative, thotë kryetari i Lidhjës së Sindikatave, Zoran Trendafillov. Të njejtën e pohojnë edhe nga Minsitria e Ekonomisë nga e cila thonë se presin të definohet përfaqësimi i sindikatave për të filluar dialogun social.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar për gjuhën shqipe do të merret pas zgjedhjeve lokale. Ndaj qëndrimeve të Kostadinovskit dhe gjykatës kushtetuese kanë reaguar nga BDI, sipas të cilës kushtetuesja e ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur dhe po rrënon themelet e barazisë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit. Por nga VLEN thonë se ka dështuar plani i Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit për destabilizim nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.

Sot shënohet 3 Maji, dita e Botërore e Lirisë së Shtypit. Kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Mlladen Çadikovski, pret që në të ardhmen me pjesëmarrjen edhe të shoqatave të gazetarëve dhe të gjithë bashkësisë së gazetarëve të fillojë procesi i sjelljes së ligjeve të cilat do të mundësojnë kornizë më të mire të veprimit të gazetarëve.