Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 04.05.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 4-Maj-2025

Kohëzgjatja: 00:31:24

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Kryemsinitri Hristijan Mickoski e këshillon kreun e BDI-së Ali Ahmeti, që të bëjë reforma programore dhe kadrovike brenda partisë së tij dhe të mos jetojë në të kaluarën. Deklarata e Mickoskit është përgjigje e deklaratës së Ahmetit se nëse detyrohet të del në rrugë nuk kthehet deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme. Njëherit Mickoski bëri të ditur se nesër do të takohet me Arben Taravarin, për ti bërë me dije se bashkëpunimi me BDI-në është i pa pranueshëm. Nga ana tjetër kreu i LSDM-së Venko Filipçe thotë se këto zhvillime janë dëshmi se koalicioni qeveritarë është i pa qëndrueshëm.

Lëvizja e Taravarit mund të shkaktojë krizë në VLEN dhe Qeveri, vlerëson profesori universitarë Bashkim Selmani. Edhe analisti politik, Petar Arsovski, vlerëson se situata e krijuar me lëvizjen e Taravarit do të shkaktojë jo vetëm lëkundje politike brenda koalicionit qeveritar, por mund të shkaktojë edhe zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Me protesta në Koçan familjarët e viktimave në diskotekën "Puls", kanë kërkaur drejtësi jo selektive dhe përgjigjesi për tragjedinë. Qytetarët e Koçanit janë të ndarë sa u përket pritshmërive për drejtësi të shpejtë për tragjedinë.

Aksidentet në komunikacion shkaktojnë numër të madh të lënduarish dhe viktimash në vend. Aksidentet në rrugët e Shkupit javën e kaluar i morrën jetën një 16 vjeçari në Çair, apo më 2 maj një 13 vjeçari në Llazhan, afër Prilepit. Nga MPB thonë se shkaktarë të aksidenteve janë më së shumti vozitja e shpejtë, por edhe vozitja nën ndikimin e alkoolit, apo edhe drejtimi i automjeteve pa leje për vozitje. Qytetarët e anketuar thonë se nuk ndjehen të sigurtë në rrugë, pasi këmbësorët shpeshherë janë viktima.