Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 03.07.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 3-Korrik-2025

Kohëzgjatja: 00:39:19

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen nga progres raporti për Maqedoninë në mënyrë “talebaneske”, ka deklaruar kryeministri, Hristijan Mickoski, për çka e ka bërë fajtore qeverinë e kaluar. Por nga LSDM dhe E Majta fajin për këtë e shohin te kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas njoftimit të agjencisë bullgare “BGNES”, duke cituar eurodeputetin bullgar Andrei Kovaçev, tre forcat më të mëdha politike në Parlamentin Evropian janë dakorduar të heqin termat “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase”.

Fronti Evropian ka lëshaur kritika ndaj kryemisnitrit Hristijan Mickoski, i cili siç thonë nga kjo parti, po i mohon rezultatet e regjistrimit të vitit 2021. Por kryeministri Mickoski ka përsëritur qëndrimin, se vendi nuk ka regjistrim real dhe vazhdon të bazohet në të dhënat e para njëzet viteve, përkatësisht të vitit 2002.

Në komisionin për financa dhe buxhet ka vazhduar debati rreth ribalancit të buxhetit. Në kaudër të këtij debati, Kryeprokurori Ljupço Kocevski, ka kërkuar më shumw mjete për prokurorinë. Por nga VMRO DPMNE e shohin si të turpshme kërkesën e Kryeprokurorit. Ndërkohë LSDM dhe VMRO DPMNE janë përlasur rreth borxhit publik.

Në Fondin e sigurimit shëndetësor ka më shumë perona të siguruar se sa që ka banorë vendi. Kështu ka dekalruar drejtori i fondit, Sasho Klekovski, duke paralajmëruar inspektimin e numrit të personave të siguruar. Poashtu synohet kontrollë edhe sa u përket recetave të rreme.