Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 26-Korrik-2025
Kohëzgjatja: 00:31:34
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Vendi vazhdon të përballet me temperature të larta deri në 43 gradë dhe për pasojë shkaktohet edhe përhapja e zjarreve në ambiente të hapura. Nga Qendra për menaxhim me kriza kanë njoftuar për 29 zjarre aktive. Mënyra e përballjes me zjarret ka përplasur LDM-në dhe VMRO-DPMNE-në.
Shefi aktual i diplomacisë Timço Mucunski dhe ish shefi i diplomacisë Bujar OSmani, janë përplasur rreth asaj se kush po e dëmton më së shumti shtetin. Mucunski e ka akuzuar Osmanin se po I ndryhson qëndrimet mvarësisht nëse partia e tij ndodhet në pushtet apo opozitë. Ndërsa ka thënë se qeveria e kalaur ka sjellur vendime pa shumicë maqedonase. Osmani është kunndërpërgjigjur se qeveria aktuale nuk po ndërmerr hapa të guximshëm, por të pamatura, në dëm të interesave afatgjata të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve.
Pensionistët kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve prej 2.000 denarësh. Megjithate nga shoqata e pensionistëve në Tetovë theksojnë nevojën për rritje më të madhe sidomos të pensioneve minimale.
Ka dështuar projekti i rrjetit të kanalizimit në Zajaz, pasi para disa muajsh Komisioni i BE përfundinmisht i tërhoqi mjetet e dedikuara për këtë qëllim prej 16 milion Eurosh. Por kreu i komunës Fatmir Dehari shpreson se ky projekt do gjejë mbështetjen e qeverisë, respektivisht me ndarjen e mjeteve nga Qeveria hungareze.