Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.07.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 30-Korrik-2025

Kohëzgjatja: 00:34:02

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Në mbledhjen e këshillit ekonomik social nuk u arrit pajtueshmëri rreth kërkesave të Lidhjes së sindikatave për rritjen e pagave. Kryemsinitri Hristijan Mickoski thotë se e ka të qartë standardin e ulët të qytetarëve, por kjo gjendje nuk mund të përmirësohet brenda natës. Por, sindikalistët vlerësojnë se kërkesat e tyre janë të qëndruehsme.

Në përkujtim të 14 viktimave të tragjedisë në spitalin modularë në Tetovë, para repartit për sëmundje infektive në Tetovë do të ndërtohet një park memorial. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke bërë të ditur fillimin e ndërtimit të këtij parku, theksuan se këto viktima nuk duhet të harrohen, si dhe duhet të ketë drejtësi për këtë rast.

Në afëri të mbikalimit të “Bit Pazarit” në Shkup, u vendos një pllakë përkujtimore që përkujton katër viktimat e ngjarjeve tragjike të “Bit Pazarit” më 6 dhe 7 nëntor të vitit 1992. Në ngjarjet e Bit Pazarit, përveç katër viktimave ishin arrestuar dhe torturuar rreth 250 shqiptarë, ndërsa u bastisën shumë shtëpi të lagjeve Gazibabë dhe Serovë dhe u demoluan lokalet në Çarshi të Shkupit.

Misnitri irlandez i integrimeve, Tomas Birn ka qëndruar në Shkup, ku është pritur nga minsitri Orhan Murtezani. Pa integrimin e Ballkanit nuk ka Evropë të qetë është theksuar me këtë rast. Minsitri irlandez, Birn, njëherit ka theksuar se procesi i negociatave do të vazhdojë kur RMV-ja të implementojë obligimet e dala nga propozimi francez.