
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 1-Shkurt-2026
Kohëzgjatja: 00:26:22
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Nga sot funksionon sistemi “Safe City” në Shkup, që monitoron trafikun dhe gjobit shkeljet si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në të kuqe, parkimi i parregullt dhe automjetet e paregjistruara, ndërsa qytetarët paralajmërohen për shqetësime mbi parkingjet, sinjalizimin dhe gjobat e larta.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se shteti po shkon drejt izolimit ndërkombëtar dhe krizave të shumta, duke akuzuar qeverinë për largim nga rruga evropiane. Kryeministri Hristijan Mickoski kundërshton, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka përmbushur standardet dhe meriton nisjen e negociatave me BE-në.
Procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit ekspertët e konsiderojnë inkurajues, me kandidatë të integruar dhe me reputacion profesional, pa favorizim partiak. Profesori Gordan Kallajxhiev paralajmëron se reforma kërkon përballje me struktura dhe ndikime të thella politike e ekonomike dhe nuk mund të realizohet nga një individ i vetëm.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë këmbëngul në rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe paralajmëron protesta të radikalizuara nëse nuk plotësohet kërkesa, ndërsa Qeveria mbështet rritjen vetëm mbi baza reale ekonomike dhe propozon që negociatat të bëhen mes punëdhënësve dhe sindikatave. Kryeministrin Mickoski i gatshëm për dialog.