Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 30.04.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 30-Prill-2026

Kohëzgjatja: 00:33:36

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Ligji për përdorimin e gjuhëve përplasi pushtetin dhe opozitën në Kuvend. Blerim Bexheti nga BDI kërkoi respektimin e Komisionit të Venecias, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski tha se kushtetutshmërinë e vendos Gjykata Kushtetuese dhe gjuha shqipe nuk kontestohet. Në seancë u diskutuan edhe integrimi evropian dhe çështje socio-ekonomike.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi thotë se shfuqizimi i qeverisë teknike është miratuar sipas rregullores dhe procedurat janë respektuar. Ndërkohë opozita akuzon shumicën për shkelje të mekanizmave kushtetues dhe vendimmarrje të njëanshme.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VLEN përplasen për dyshime keqpërdorimesh në MEPSO. Palët shkëmbejnë akuza për keqmenaxhim dhe bllokim të projektit energjetik.BDI kërkon hetim ndaj drejtorit Burim Latifi, ndërsa MEPSO dhe VLEN i mohojnë akuzat duke i cilësuar si të pavërteta dhe politike.

Maqedonia e Veriut ka rënë në vendin e 45-të në Indeksin e Lirisë së Mediave sipas raportit të “Reporterët pa Kufij” dhe klasifikohet si vend me situatë “problematike”. Problemet kryesore lidhen me dezinformimin, mungesën e profesionalizmit dhe rënien e besimit të publikut te mediat.