Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 20.05.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 20-Maj-2026

Kohëzgjatja: 00:29:09

Kanali: DITARI

Qeveria premton zgjidhje për kërkesat e studentëve shqiptarë lidhur me provimin e jurisprudencës. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se po punohet për një zgjidhje afatgjatë, e cila do të dërgohet edhe në Komisionin e Venedikut. Nga VLEN, Bilall Kasami tha se brenda muajit qershor do të nisë procedura për ndryshimin e ligjit të jurisprudencës dhe se synimi është që të gjitha provimet profesionale të mund të jepen në gjuhën shqipe.

Komisioni Evropian ka miratuar këstin e ri prej 65,7 milionë eurosh për Maqedoninë së Veriut në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Mekanizmit për Reforma dhe Rritje. Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e vlerësoi këtë vendim si dëshmi të progresit dhe besimit të BE-së në agjendën reformuese të vendit.

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar gjysmë milioni euro në pikën kufitare të Tabanovcës. Drejtori i administratës doganore Boban Nikolovski, tha se paratë u gjetën në një bunker të instaluar posaçërisht në një minibus që vinte nga Shqipëria.

Shkollat e mesme në Tetovë prezantuan ofertat arsimore para semimaturantëve në sheshin “Iliria”, ndërsa autoritetet komunale thanë se drejtimet janë përshtatur me tregun e punës dhe kushtet në shkollat e mesme janë përmirësuar. Ndërkohë, shqetësim mbeten kushtet në disa shkolla fillore, si dhe rënia e numrit të nxënësve në zonat malore.