Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 31.07.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 31-Korrik-2026

Kohëzgjatja: 00:27:49

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Ministria e Shëndetësisë njofton se situata epidemiologjike në Gostivar po përmirësohet, me rënie të numrit të pacientëve. Në spital po trajtohen katër persona, ndërsa ndalesa për përdorimin e ujit për pije dhe ushqim mbetet në fuqi. Ndërkohë situata vazhdon të nxisë përplasje midis pushtetit dhe opozitës.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend janë konfirmuar 13 raste me virusin e Nilit Perëndimor. Në Klinikën Infektive në Shkup po trajtohen 10 pacientë, tre prej tyre në gjendje kritike.

300 mjekë specializantë pritet t’i bashkohen sistemit publik shëndetësor deri në fund të vitit. Nga VLEN thonë se procesi do të ndihmojë në forcimin e spitaleve. Ndërkohë BDI akuzon Qeverinë se ka humbur grantin prej 60.77 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e seksionit të tretë të Korridorit Hekurudhor 8 drejt Bullgarisë.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka shtuar masat parandaluese për shkak të temperaturave mbi 40°C. Ata apelojnë për kujdes dhe raportim të rreziqeve, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta.