
Ditari Qendror në TVM2...
Shikime: ...
Date: 26-Nëntor-2026
Kohëzgjatja: 00:35:20
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe ka përlasur deputetin e AKI-së, Skender Rexhepi dhe kryeministrin, Hristijan Muckoski. Rexhepi ka insistuar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për gjuhët, për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk ka nevojë për ndryshime ligjore, e as për mendim në komisionin e Venecias. Por kryeministri është kundër përgjigjur se sa i përket Kushtetutës, ajo lejon vetëm arsim fillorë dhe të mesëm në gjuhën shqipe, ndërsa arsim universitarë lejohet vetëm në gjuhën maqedonase.
Në kuvend ende nuk ka konsenzus për miratimin e disa ligjeve që kërkojnë badenter, ka deklaruar kryetari i kuvendit Afrim Gashi në një takim me gazetarë. Ai është shprehur se kjo nuk është në të mirën e qytetarëve e as institucioneve, andaj ftoi partitë për dialog dhe zh’bllokim të ligjeve.
Shoqëritë financiare të licencuara për kredi të shpejta në vend, mbi 26.000 qytetarëve do të duhet tu kthejnë më shumë se 140 milionë denarë, pasi u janë marrë në mënyrë të paligjshme. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi paralajmëron kompanitë e kredive të shpejta se në rast mosrespektimi të vendimeve për kthimin e parave, institucionet do të veprojnë konform ligjit deri në mbylljen e atyre që nuk e respektojnë ligjin.
Kosova por edhe Bosnja dhe Serbia rrezikojnë ti humbin, paratë nga fondet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Paralajmërimi erdhi nga presidentja e Komisionit evropian Ursula von der Leyen për shkak të mos realizimit të reformave. Nga këto para mund të përfitojnë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë Hercegovina. Kryetarja e Kuvendit të Kosvës Albulena Haxhiu vonesën e reformave e arsyetoi me krizën politike dyvjeçare.