
Ditari Qendror në TVM2...
Shikime: ...
Date: 27-Nëntor-2026
Kohëzgjatja: 00:34:58
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Në Ohër u mbajt takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brioni, ku në fokus ishte integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal. Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja lë vakum gjeopolitik, ndërsa liderët kërkuan përshpejtimin e zgjerimit evropian.
Tirana priti sot Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, me temë “Reforma, Rritje, Integrim- Drejt Europës së bashku”, ku në fokus ishte progresi i vendeve të rajonit në zbatimin e reformave dhe përfitimi nga fondet evropiane. Maqedonia e Veriut do të përfitojë 70.9 milionë euro.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi marrëveshjen kolektive për kulturën, me vendim që hyn në fuqi më 1 prill 2027. Deri atëherë, duhet të përgatitet një marrëveshje e re për rreth 2.345 të punësuar në kulturë.Ndërkohë, sindikata e kulturës protestoi kundër shfuqizimit të marrëveshjes, duke kërkuar shtyrjen e vendimit.
MPB-ja paralajmëron vendosjen e kamerave trupore për policët, për dokumentimin e rasteve të dhunës në familje dhe sigurimin e dëshmive për procedurat gjyqësore. Sipas ministrit Pançe Toshkovski, masa synon rritjen e efikasitetit policor dhe mbrojtjen më të mirë të viktimave.