Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 09.10.2019

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...

Shikime: ...

Date: 9-Tetor-2019

Kohëzgjatja: 00:40:23

Kanali: DITARI

Zgjerohen hetimet për rastin Zhvatja, me 4 të dyshuar të tjerë, një prej tyre funksionar i lartë. Kryeprokurori Publik Lubomir Joveski, thotë se aktakuza për rastin do të ngrihet nesër. Kryeministri Zaev është i prerë, Ligji vlen njësoj për të gjithë. Askush nuk guxon të fshihet pas pozitës. Megjithatë kërkon që prokuroria të vërtetojë njëherë nëse funksionari i lartë i përfshirë në hetimet shtesë për rastin Zhvatja, është i dyshuar apo i akuzuar.

Qeveria I ka kërkuar Komisionit të Venecias të shtyjë shqyrtimin e mendimit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se kanë nevojë për më shumë kohë. Kreu i ekzekutivit shtroi sot dilemën, se, nëse e drejta për përdorimin e gjuhës, rrezikon të drejtën për drejtësi, a nuk do të duhej të mendohej ende? Madje Zaev thotë se RMV është treguar avangarde në zbatimin e disa normave europiane, e këtë ai nuk e ka problem , por dyshon të aftësinë momentale të e instituiconeve për ti zbatuar të njejtat.

Holanda kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras në hapjen e negociatave inkuadruese për anëtarësim në Union. Megjithatë Holanda, nuk do të vendosë veto nëse vendet e tjera anëtare do votojnë pro fillit të negociatave. Maqedonia e Veriut e kënaqur nga ky vendim, Shqipëria fajson opozitën dhe lojrat brenda BE-së

Prindërit e 11 fëmijëve shqiptarë të Idrizovës, mbeten të prerë në kërkesën e tyre që deri në ndërtimin e shkollës së re, fëmijët e tyre klasën e 6- të ta fillojnë në shkollën “Njegosh”. Kërcënojnë se nëse komuna e Gazi Babës e refuzon këtë këkesë, do të nisin grevë urie.