Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 02.12.2019

Ditari 1 së bashku me Belinda Koka Ademin..

Shikime: ...

Date: 2-Dhjetor-2019

Kohëzgjatja: 00:37:20

Kanali: DITARI

Interpretimi autentik për amnestinë e ivanovit do të mund të shqyrtohet në kuvend pas 11 dhjetorit bën të ditur kryepoarlamnetari Talat Xhaferi. Ndërkohë LSDM ka kërkaur nga deputetët përfshi ata të VMRO-së që të mbështesin propozimin e tyre. Por lideri i VMRO-së Mickovski insiston në propozimin për ndryshime në ligjin për falje, ku do të parashihej përjashtimi nga politika i personave të aboluar.

Anti-korrupsioni vitin e ardhëshëm do të hetojnë pasurinë e gjykatësve dhe prokurorëve. Ata do të jenë pjesë e Planit Vjetor të vitit 2020, për Monitorimin e Pronave dhe Konfliktit të Interesit, pasi Komisioni anti korrupsion ka konstatuar se gjyqësori ka një rrezik të lartë korrupsioni dhe ndikime të tjera. Por për këtë proces ky komision kërkon ndihmën e Qeverisë dhe organeve hetimore.

Një cisternë mbrëm në afërsi të fabrikës MZT, ka derdhur acid salik, por autoritetet nuk bëjnë të ditur se për cilën kompani bëhet fjalë. TVM2 ka bërë përpjekje që nga vendi i ngjarjes të mësoj emrin e kompanisë, ndërsa kemi përkuar përgjigje edhe nga inspektorati i qytetit të Shkupit, por nuk arritëm ta mësojmë emrin e kompanisë. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov paralajmëroi padi ndaj pronarit të kompanisë që derdhur acidin salik.

Autoritetet shqiptare vazhdojnë të jenë të angazhuara me pasojat nga tërmeti. Presidenti Ilir Meta ka thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetitn qeveri ku vendosi që familjet të cilat kishin të vdekur nga tërmeti t’u caktohet një pension i përhershëm.