Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 27.11.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 27-Nëntor-2020

Kohëzgjatja: 00:36:15

Kanali: DITARI

Pikun me epideminë e kaluam, numri i të infektuarve po zvogëlohet ndërsa i të shëruarve po rritet, andaj nuk ka nevojë për masa shtesë thotë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij situata më kritike për momentin është vetëm në 5 qytete.
Tetova vazhdon të jetë një ndër qytet më të ndotura në botë veçanërisht në orët e mbrëmjes. Qytetarët ankohen për ajrin e ndotur e sidomos të sëmurët kronikë. Mjekët thonë se ndotja e ajrit dhe pandemia Covid, janë të rrezikshëm për shëndetin andaj duhen rrespektuar masat se na pret një dimër i vështirë. Nga komuna ndërkohë thonë se gjithkush që ndotë ajrin , dënohet.
Presidenti bullgar Rumen Radev thotë se Maqedonia e Veriut mund të fillojë bisedimet me BE-në vetëm nëse i pranon faktet historike dhe çrrënjosë gjuhën e urrejtjes. Zv.kryeminsitri për euro-integrime Nikolla Dimitrov thotë se nuk heqim dorë nga identiteti, gjuha opo historia. VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin Zaev për pazare me interesat kombëtare maqedonase ndërsa BDI kërkon që çështjet e hapura me Bullgarinë, të zgjidhen përmes dialogiut.
Dita e flamurit 28 Nëntori, festa më e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, shënohet me akademi solemne në Shkup. U tha se shqiptarët edhe pse të ndarë në territore, janë të bashkuar drejt synimit të tyre, integrimit në strukturat euroatlantike.