Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 05.12.2023

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 5-Dhjetor-2023

Kohëzgjatja: 00:32:11

Kanali: DITARI

Ka përfunduar obduksioni i trupit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, i cili duhet t’i japë përgjigje shumë pikëpyetjeve rreth asaj se si është vrarë dhe kur ka ndodhur vdekja. Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për shkak të lëshimeve që sipas tyre ka bërë MPB-ja. Por me këtë nuk pajtohen nga LSDM-ja teksa thonë se organet shtetërore në mënyrë efikase kanë zbuluar autorët e krimit.

Lufta kundër dhunës familjare mbetet akoma sfidë e shoqërisë sonë.
Në nivel vjetor në adresë të institucioneve kompetente mbërrijnë mbi 1,000 ankesa dhe në të shumtën e rasteve viktima janë gratë.Në këtë temë u diskutua në tryezën e rrumbullakët që organizoi zyra e OSBE-së në Shkup në kuadër të fushatës 16 ditore kundër dhunës për barazi gjinore, organizuar nga misioni i OSBE-së në Shkup.

Debati për propozim-buxhetin për vitin 2024 ka hyrë në ditën e dytë në Komisionin për Financa dhe Buxhet. Pushteti dhe opozita me qëndrime të ndara rreth hartimit të tij. Sipas pushtetit, buxheti i përshtatur në këtë mënyrë do të sigurojë zhvillim dhe qëndrueshmëri fiskale. Sipas opozitës, propozimi është joreal dhe nuk ofron një strategji për ekonominë. Arka e shtetit për vitin e ardhshëm do të peshojë 5,5 miliardë euro.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka prezantuar kompanitë më të suksesshme. Nga OEMVP-ja thonë se sektori i biznesit ka bërë të pamundurën për të mbajtur gjallë ekonominë e vendit duke gjeneruar neto fitim prej 100 milion eurove në vit.