Ditari 1 në TVM2......
Shikime: ...
Date: 7-Dhjetor-2023
Kohëzgjatja: 00:32:39
Kanali: DITARI
Vendi edhe zyrtarisht ka përmbyllur procesin e skriningut. Zëv/kryeministri për çështje evropiane dhe ai i politikës së jashtme konsiderojnë se ky është momenti për të ecur përpara në procesin e integrimit. Ftojnë deputetët që të miratojnë ndryshimet kushtetuese.
Qeveria ka miratuar pakon e re të ligjeve në fushën e administratës me të cilat parshihet formulë e re për përllogaritjen e pagave, por edhe metodologji e re përpunësime. Nga viti 2025 nuk do të ketë më punësime me kontratë në vepër. Detajet i sjell intervisa me ministrin e Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.
Ekstradimi i Lupço Palevskit, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Vanjës, pritet të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur, konsideron Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Profesorët e të drejtës penale thonë se i akuzuari mund të shfrytëzojë të drejtën e ankesës dhe procesi të zvarritet.
Komisioni për Financa dhe Buxhet ka filluar shqyrtimin e amendamenteve, kryesisht të opozitës, për ndryshimin dhe plotësimin e pr/buxhetit për vitin 2024. VMRO DPMNE lidh amendamentet me masat antikrizë të Qeverisë.