Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 22.11.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 22-Nëntor-2024

Kohëzgjatja: 00:33:04

Kanali: DITARI

TOP LAJMET

Shqiptarët në të gjitha trojet etnike dhe diasporë po shënojnë sot 116 vjetorin e Kongresit të Alfabetit, i cili i dha gjuhës tonë alfabetin e unifikuar prej 36 shkronjash. Qeveria e Maqedonisë së Veriut këtë ditë e shënoi me një Akademi solemne, ndërsa zyrtarët shtetërorë dhe liderët politik përcollën urime për të gjithë shqiptarët.
Aktivitetet për Kongresin e Manastirit, në Muzeun e alfabetit kanë filluar që me datë 14 nëntor, për të kulmuar me aktivitetet më 22 nëntor, thotë drejtori i muzeut Nuer Arsllani. Ai thekson se në këtë periudhë janë organizuar ekspozita të ndryshme, promovime librash si dhe konferenca me temë “Zhvillimi i arsimit kombëtarë dhe gjuha shqipe”. Aktivitetet përmbyllen me koncertin e sontëm.
Për herë të parë këtë vit në Shqipëri dita e Alfabetit është shpallur festë zyrtare. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës së alfabetit në Tiranë u prezantua Draft-fjalori i gjuhës amtare, rezultat i një pune 4 vjeçare, që do të përmbajë rreth 120 mijë fjalë, apo gati trefishi i fjalorit aktual. Për hartimin e Fjalorit u ngrit një trupë me 21 punonjës kërkimorë-shkencorë.
Pas vendimit të qeverisë për të intervenuar me rezervat shtetërore të naftës, transporti publik në Shkup ka filluar të normalizohet. Drejtori i Ndërmarrjes së transportit publik Dragi Kushovski, ka bërë të ditur se kanë pranuar sasi të naftës nga rezervat shtetërore, dhe se furnizimi me naftë po zhvillohet në mënyrë graduale.