Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 14-Shkurt-2025
Kohëzgjatja: 00:30:26
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se janë të gatshëm të zgjidhin çështjen e stemës, himtit dhe 20%-it si kategori që në kushtetutë i referohet gjuhës shqipe.Por nga nga LSDM këtë deklaratë të Taravarit e kanë cilsuar si skandaloze ndërkaq nga VMRO-DPMNE thonë se nuk është diskutuar fare për ndryshimin e himnit.
Kryeministri, Hristijan Mickoski po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që zhvillohet nga sot deri më 16 shkurt. Në fokus sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë.
Drejtoria për Zbatimin e sanskioneve ka vazhduar me kontrollet nëpër burgjet e vendit. Gjatë kontrolleve në javën e fundit janë sekuestruar rreth 135 celularë, një numër i madh i tyre në Burgun e Shutkës që përbën një shqetësim të madh, dhe duhet të ndërpriten njëherë e përgjithmon tentativat e tilla, thotë drejtori Aleksandar Pandov.
Në Poliklinikën e Bit Pazarit në Shkup është hapur punkt pediatrik.Me këtë shërbim sipas ministrit Arben Taravari do të ju dilet në ndihmë qytetarëve përkatësisht fëmijëve që të marrin shërbimet nevojshme mjekësore. Në hapjen e këtij reparti mjeksor Taravari foli edhe për problemet tjera në fushën e shëndetësisë.