Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 12.04.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 12-Prill-2025

Kohëzgjatja: 00:29:51

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Në vendkalimin kufitarë në “Bllacë” sot u lëshua në përdorim sistemi i kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë se kjo pikë kufitare është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit më i fuqishëm ekonomik dhe shembull i përforcimit të fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve. Qytetarët e mirëpritën vendimin e dy qeverive.

Hetimi për tragjedinë në Koçan po zgjerohet. Institucionet informojnë për një operacion të madh ku janë arrestuar mbi njëzet persona të rinj, mes të dyshuarve janë ish ministra dhe zyrtarë aktualë.

Takimi i së premtes i koalicionit VLEN, përfundoi pa vendim konkret në lidhje me vazhdimin ose jo të ASH-së së Taravarit brenda këtij koalicioni. Analistët përçarjen brenda VLEN-it e shohin si pasojë e ambicieve të liderëve se kush do të marrë primatin brenda koalicionit. Por thonë se ndasitë do të tejkalohen.

Për shkak të papastërtisë në Shkollën Fillore “Panajot Ginovski” prej disa ditësh nxënësit bojkotojnë mësimin dhe së bashku me prindërit të protestojnë para shkollës. Këtë gjendje jo të kënaqshme e ka konstatuar edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. Edhe prindërit dhe nxënësit shprehin shqetësimin e tyre për nivelin e ulët të higjienës.