Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 18.04.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 18-Prill-2025

Kohëzgjatja: 00:31:10

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Lidhja e sindikatave nuk heq dorë nga beteja për rritjen e pagës minimale në 500 euro. Por ende nuk është thirrur Këshilli Ekonomik-Social pasi siç bën të ditur Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve Tërpe Deanovski, paraprakisht duhet të zgjidhet çështja e përfaqësueshmërisë së Lidhjes së Sindikatave.

Shitësit me pakicë prej sot duhet të publikojnë çmimet e shitjes së produkteve në veb faqet e tyre zyrtare. Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se kanë pasur kohë të mjaftueshme që pjesmarrësit në treg, të krijojnë kushtet për ta zbatouar këtë masë, ndërsa për ata që kanë vështërsi rekomandojnë qi ti drejtohen qeverisë për të këruar kohë shtesë. Ndërsa qytetarët e anketuar shprehen skeptik si në zbatimin e kësaj mase ashtu edhe në efektet që mund ti sjellë.

Të punësuarit në sektorin e kulturës ende nuk i kanë marr rrogat e muajit mars, prandaj sindikata e kulturës paralajmëron padi. Rrogat për muajin mars nuk I kanë marr edhe të punësuarit në qendrat sociale, inspektoratet e punës dhe të tregut si dhe të punësuarit në ministrinë e ekonomisë. Për vonesën e pagave ka reaguar edhe LSDM.

Duke marrë si shkas një deklaratë të ministrit të jashtëm bullgar se ndryshimet kueshtetuese nuk janë kesa e fundit e palës bullgare, VMRO-PDMNE ka akuzuar LSDM-në se ka mashtruar qytetarët e vendit. Por nga LSDM kundërpërgjigjen se vendi ka marrëveshje me BE-në ku janë të definuara në mënyrë të qartë se çfarë dhe si duhet plotësuar.