Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 16-Prill-2025
Kohëzgjatja: 00:28:40
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Koalicioni VLEN nuk pajtohet me vendimin e ASH-së së Arben Taravarit për të garuar me lista të veçanta për këshilltarë. Me këtë vendim ASH e Taravarit u vetë largua nga VLEN për të bashkëpunuar me BDI-në ka dekalruar njëri nga liderët e këtij koalicioni Izet Mexhiti, pas mbledhjes në të cilën u soll vendim që katër partitë e mbetura të këtij koalicioni të garojnë me lista të përbashkëta për këshilltarë dhe kryetarë komunash. Ndërsa kreu i Ash-së Arben Taravarit edhe sot është shprehur i vendosur se partia e tij do të garojë me listat e saja të kandidatëve për këshilltarë komunal.
Zgjerohen hetimet për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan edhe me 10 pjestarë të policisë, ka bërë të ditur Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupcionit. Nga Ministria e Brendëshme kanë bërë të ditur se gjashtë punonjës të policisë janë privuar nga liria, një është në kërkim dhe tre të tjerë po mbajnë masën e paraburgimit.
Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka publikuar raportin për vitin e kaluar, në të cilin janë vënë në dukje ankesat për diskriminim etnik dhe diskriminim në marrdhëniet e punës. Megjithatë vërehet ulje për 20% e ankesave për diskriminim në vitin 2024, në krahasim me një vit më parë.
Prej 18 prillit, të gjithë tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj përfshirë marketet ushqimore, barnatoret, si dhe dyqanet e teknikës dhe mobiljeve janë të obliguar të publikojnë çmimet e produkteve në uebfaqet e tyre zyrtare. Ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se lista e çmimeve duhet të përmbajë: emërtimin e produktit, markën tregtare, çmimin e shitjes me TVSH, dhe përshkrim të mallit.