Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 15-Prill-2025
Kohëzgjatja: 00:40:21
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Bastije në tetë lokacione në Prilep. Drejtoria e Policisë Financiare bastisi disa lokalitete për shkak të dyshimeve për keqpërdorime financiare në Spitalin e Prilepit, përkatësisht keqpërdorim të detyrës zyrtare.
LSDM kërkon dorëheqjen e Ministrit të brendshëm, Panço Toshkovski, për tragjedinë në Koçan. Mirëpo, Toshkovski thotë se opozita po e sulmon pasi ai po zbaton ligjin dhe po nxjerr kriminelët para drejtësisë.
Detyrimi për ndërrimin e dokumentave personale gjatë vitit 2024 e ka rradhitur pushtetin qëndror në shkelësin më të madh të lirive dhe të drejtave të njeriut. Sipas raportit të Avokatit të Popullit, gjatë vitit të kaluar, nga 2700 parashtresa mbi 37% janë ankesa që i adresohen pushtetit qëndror.
Partizimi i institucioneve ndër vite është një ndër shkaqet e përhapjes së korrupsionit në vend. Të paktën kështu rezulton, analiza e Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nga BE paralajëmrojnë se largimi i vendeve nga proceset euro-integruese rrit rrezikun për përhapje edhe më të madhe të korrupsionit.