Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 13-Prill-2025
Kohëzgjatja: 00:26:15
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Me zgjerimin e hetimeve për tragjedinë në Koçan, numri i të dyshuarve u rrit për 19 persona. Prokuroria kërkon nga Gjykata e Koçanit që 4 personave t'u caktohet masa e paraburgimit, shtatë personave arrest shtëpiak ndërsa për shtatë persona të tjerë kërkohen masa paraprake, ndërsa një i dyshuar është jashtë shtetit.
Maqedonia e Veriut po jep rezultate konkrete në procesin e eurointegrimeve me implementimin e reformave, dhe ky sinjal është pranuar mjaftë pozitivisht në Bruksel, thotë Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani. Shprehet optimist që brenda vitit do të gjendet një zgjidhje e pranueshme me Bullgarinë, të hapen negociatat dhe të përmbyllen bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Koalicioni VLEN mbetet i fortë edhe me largimin eventual të Taravarit, ka deklaruar, Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai vlerëson se humbësi më i madh do të jetë ai që del, megjithatë beson se koalicioni do të mbijetojë dhe do të vazhdojë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Përveç gripit dhe fruthit kohëve të fundit është rritur edhe numri i të sëmurëve nga një virus që prek sistemin tretës dhe po shfaqet veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në mbajtjen e higjienës dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të moshuarve.