Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 17.04.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 17-Prill-2025

Kohëzgjatja: 00:32:15

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Ka shkuar në 62 numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, pasi një pacient që po trajtohej në Beograd ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.

Kanë vazhduar përplasjet mes koalicionit VLEN dhe partnerit të deri djeshëm të koalicionit ASH, të Arben Taravarit. Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, ka dekaruar se ASH dhe Taravari vetë kanë bërë zgjedhjen, duke i zgjatur dorën BDI-së. Ndërkohë Taravari ka ironizuar vendimin e VLEN-it lidhur me apelin për ndryshim, duke thënë se ndryshimi fillon nga vetja dhe se ka disa që nuk ndryshojnë fare. Nga ana tjetër kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar të gjitha partitë shqiptare që ta braktisin qeverinë aktuale.

Prej nesër, të gjithë tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, përfshirë marketet ushqimore, barnatoret, si dhe dyqanet e teknikës dhe mobiljeve, janë të obliguar të publikojnë çmimet e produkteve në uebfaqet e tyre zyrtare. Qytetarët janë të ndarë sa u përketë pritshmërive, ndërsa shoqata e barnatoreve private thotë se barnatoret nuk janë të përgaditura që ta zbatojnë këtë vendim.

Ka dështuar për here të dytë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Pas koordinimit të thirrur me përfaqësuesit e partive politike nga kryesuesi i seancës Avni Dehari, ky i fundit bëri të ditur se nuk ka pasur dakordim mes partive dhe vazhdimin e seancës e ka caktuar për me datë 19 prill.