Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 4-Korrik-2025
Kohëzgjatja: 00:40:11
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Qeveria ka aktivizuar fazën e 3-të të mbrojtjes nga i nxehti, që përfshin përjashtime nga puna për grupet e rrezikuara dhe orar të rregulluar për punëtorët në terren deri më 8 korrik. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 249 vjetorin e pavarësisë. Udhëheqësit shtetërorë dhe partiakë në Maqedoninë e Veriut përcollën urime, duke vlerësuar ShBA-në si aleat strategjik. Ambasada amerikane theksoi 30-vjetorin e miqësisë me vendin.
Pas lajmeve për fshirjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së, LSDM akuzon kryeministrin Mickoski për rrezikimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Kovaçev konfirmon konsensusin në PE, Mickoski e cilëson vendimin të dëmshëm.
Koalicioni VLEN është në fazën finale të analizave për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe brenda korrikut do të zyrtarizohen emrat. Izet Mexhiti nuk përjashton kandidimin për Çair. Në lojë është edhe përkrahja e kandidatëve të pavarur në komuna si Struga e Kërçova. Ndërkohë, partitë tjera pritet të shpallin kandidatët në ditët në vijim.